Strategjia e Sigurisë Kombëtaresë Rusisë–dokument i njëjtë, kopertinë e re
BKT
Lajme

Strategjia e Sigurisë Kombëtaresë Rusisë–dokument i njëjtë, kopertinë e re

RTK

"Të dobëtit rrahën", kishte deklaruar presidenti rus Vladimir Putin pas tragjedisë në Beslan.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Rusisë, e prezantuar së fundmi, mban vulën e botëkuptimit të Putinit.

Ai nuk është një dokument revolucionar, por bazohet në tema të njohura e të identifikuara nga paraardhësi i tij në vitin 2015, i prodhuar pas krizës së Ukrainësdhe distancimit të Rusisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Megjithatë është më shumë sesa një përditësim. Strategjia jep detaje në terma më tëashpra dhebartë kërcënimet me të cilat përballet Rusia. Dokumenti zbulon pikëpamjen gjithëpërfshirëse të Kremlinit për sigurinë kombëtare, duke përfshirë jo vetëm mbrojtjen kombëtare, por edhe ekonominë e tregtinë, shkencën e teknologjinë, mjedisin, mirëqenien publike dhe kulturën. Kësaj i shtohet edhe siguria e informacionit.

Kjo strategji përshkruan një botë që po kalon transformimin me paqëndrueshmëri, tensione gjeopolitike në rritje dhe institucione të dobësuara. Për çudi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajësohen për këto tensione dhe akuzohet se po përpiqet të ruajë hegjemoninë mes zhvendosjes së ekuilibrave botërortë fuqisë dhe një "dobësim të modelit liberal perëndimor".

Rusia, ndërkohë, është hedhur në rolin e njohur të viktimës. Narrativa e presionit në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të saj, që kërkojnë të frenojnëRusinë, është shkruar në të gjithë Strategjinë.

Brenda vendit, Kremlini mohon ndërhyrjen e jashtme nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, por edhe nga gjigandët e teknologjisë dhe organizatat joqeveritare (OJQ), duke shfrytëzuar problemet sociale e ekonomike dhe duke mbështetur lëvizjet e opozitës që synojnënxitjen e trazirave dhe destabilizimin e shoqërisë ruse. Vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse supozohet se janë nën sulmin e qeverive perëndimore dhe medieve që kërkojnë të imponojnë ide të huaja. Kjo rrezikon të shkatërrojë sovranitetin kulturor të Rusisë, duke polarizuar shoqërinë dhe minuar stabilitetin politik.

Ekonomikisht, Rusia përballet me "presion të hapur politik" e krijuar për ta lënëatë mbrapa, duke përfshirë sanksione, rregulla të padrejta të konkurrencës e proteksionizëm dhe kufizuar hyrjen e Rusisë në tregjet botërore të eksportit. Moska denoncon përpjekjet e "shteteve jo miqësore" për të izoluar Rusinë dhe përdorimin e "standardeve të dyfishta", duke penguar bashkëpunimin efektiv shumëpalësh për të trajtuar sfidat botërore.

Ndërkohë, Kremlini percepton përpjekjet për të portretizuar një "imazh armiqësor" të Rusisë jashtë vendit, duke falsifikuar dhe shtrembëruar historinë botërore dhe të vetë vendit.

"Sigurimi" i të gjitha aspekteve të jetës në Rusi zbulon dyshimet themelore dhe pasigurinë e regjimit. Mendimi i Kremlinit është ngurtësuar. Nuk ka asnjë arsye për të parashikuar ndonjë ndryshim të hershëm në qasjen sulmuese të Moskës ndaj marrëdhënieve me Perëndimin. Në vend të kësaj, Rusia po fundoset.

Kjo nuk përjashton bashkëpunimin e kufizuar në zonat që Moska i konsideron të përshtatshme - për shembull, kontrollin e armëve bërthamore ose ndryshimin e klimës, mbi të cilat Strategjia konfirmon një ndryshim në pozicionin e Kremlinit, me pranimin e rreziqeve të paraqitura. Ka të ngjarë të jetë një përjashtim, jo rregull.

Përtej lëvizjeve për të zgjeruar dhe përditësuar aftësitë ushtarake të Rusisë, përpjekjet pritet të vazhdojnë të forcojnë qëndrueshmërinë dhe aftësitë e brendshme të vendit, duke zvogëluar mbështetjen te teknologjia e importuar. Kjo është një lëvizje e radhës nga Rusia për të izoluar veten nga sanksionet duke rritur vetë-mjaftueshmërinë e ushqimit. Moska po përpiqet të zvogëlojë ekspozimin e saj ndaj sistemit të pagesave financiare të mbizotëruara nga dollari amerikan dhe të vendosë kontrolle më të rrepta mbi investimet e huaja.

Ndërsa, Kremlini mund të angazhohet me Shtetet e Bashkuara për çështje të sigurisë kibernetike, nuk ka gjasa që të lihet shumë në luftën e informacionit të Rusisë me vendet perëndimore - duke kërkuar të minojë kundërshtarin nga brenda.

Brenda vendit, priten veprime të ashpra për të shtypur kritikat dhe protestat e opozitës, duke vendosur kontrollin e internetit.

Hierarkia e Strategjisë e marrëdhënieve kryesore të Rusisë mbetet e pandryshuar. Për çudi, ish-shtetet fqinje sovjetike zënë vendin e parë.

Një pjesë tjetër e dokumentit është “zhvillimi i partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik me Kinën" dhe "partneriteti strategjik me Indinë".

Distancimi i Kinës dhe Indisë, me anë të kësaj Strategjie synohet ri-vendosja e marrëdhënieve. Përfshirja e Kinës dhe Indisë në kontekstin e thirrjes së Rusisë për krijimin e një kornize të sigurisë nënvizon refuzimin e Moskës për konceptin e Dialogut Katërkëndësh të Sigurisë (QUAD).

Mungesa e një reference specifike për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Bashkimin Evropian, tregon pritjet e ulëta të Kremlinit për ndonjë përmirësim në këto marrëdhënie.

Atëherë, ajo që na tregon kjo Strategji është se Rusia do të vazhdojë të pohojë fuqishëm ndikimin dhe rëndësinë e saj botërore, e bënë atë që të jetë një partner me “gjemba” për vendet perëndimore.


MË SHUME NGA Lajme