Elbasani “noton” në ujë, përmbyten disa segmente rrugore
BKT
Shqipëri

Elbasani “noton” në ujë, përmbyten disa segmente rrugore

Kushtet e paqëndrueshme të motit vijojnë të shoqërojnë vendin tonë.

Kësaj here epiqendër e motit të keq është bërë Elbasani, i cili është goditur nga një shi i dendur mesditën e sotme.

ABC mëson se janë përmbytur disa segmente të ndryshme të rrugës Elbasan-Papër.

Si pasojë e reshjeve të shumta kanalet kanë dalë nga shtrati, ndërkohë që në aksin kryesor rrugor janë grumbulluar mbetje inerte të cilat janë spostuar nga reshjet e shiut.

Disa automjete kanë ndaluar në anë të rrugës deri në përfundim të reshjeve të shiut, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për incidente./abcnews.al


MË SHUME NGA Shqipëri