AAK uron myftiun Tërnava për festën e Kurban Bajramit
BKT
Lajme

AAK uron myftiun Tërnava për festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është organizuar pritje përurimi.

Zyrtarët e AAK-së  janë pritur nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava,  gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër Coronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”./e.o


MË SHUME NGA Lajme