Chelsea dhe Dortmund në garë për lojtarin italian
BKT
Sport

Chelsea dhe Dortmund në garë për lojtarin italian

Domenico Berardi dhuroi dy asiste në Euro 2020, kompeticion të cilin ia doli ta fitojë me Italinë. 

Sulmuesi i djathtë është pjesë e Sassuolos prej verës së vitit 2015.

Ofertat nuk i kanë munguar gjatë këtyre viteve, teksa kjo merkato shihet si e duhura për të provuar një tjetër aventurë në karrierë.

Gazetari italian, Alfredo Pedulla shkruan se Chelsea dhe Dortmund janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit, të cilin Sassuolo e vlerëson 40 milion euro.

Kampionët e Evropës tentuan Federico Chiesa pak ditë më parë, por morën një përgjigje negative nga Juventusi.

Ndërkohë, Berardi bën pjesën edhe në dëshirat e Dortmund, që po kërkon zëvendësuesin e Jadon Sancho, i cili u shit te Manchester United.