15:24 / 21.07.2021
Apeli i GJKKO-së refuzon kërkesën e ish-gjyqtares Hoxha për lirim nga qelia
Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, për lirim nga qelia.
Avokati paraqiti para gjykatës raportet psikologjike të fëmijës së saj, raportin e rëndimit shëndetësor të djalit, si edhe raportin mjekësor të babait të saj, por nuk u morën parasysh nga trupa gjykuese, njofton euronews.albania.
Hoxha qëndron në paraburgim prej 5 muajsh dhe akuzohet për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.
Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.
Më 17 mars Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi të shkarkojë nga detyra Enkelejda Hoxhën duke pranuar kërkesën e ILD-së.























