17:30 / 21.07.2021
Elvana Gjata zbulon datën e lansimit të bashkëpunimit me Inna dhe Sickotoy
Artistja e njohur shqiptare ka ditë që ka paralajmëruar projektin e saj muzikor.
Dhe, sot Elvana Gjata tregoi datën se kur do e lansojë këngën, shkruan lajmi.net.
Përmes një promoje të postuar të klipit në rrjetet e saj sociale, ajo tha se do e publikojë nesër.
Tutje, krahas datës, Elvana zbuloi edhe titullin e projektit muzikor i cili do ta ketë “PAPA”.
“Papa” OUT 23/07 with @inna @sickotoy
”, shkroi Elvana Gjata në përshkrimin e postimit të publikuar.























