Kanye West shfaqet misterioz me maskë të zezë dhe zinxhirë ari
BKT
Magazina

Kanye West shfaqet misterioz me maskë të zezë dhe zinxhirë ari

Kanye West është pranë publikimit të albumit të tij të dhjetë, “Donda”, i cili pritet të dalë këtë javë. Ai u rikthye në Instagram për ta promovuar në një mënyrë misterioze, me imazhe të hijezuara të tij ku fytyra i mbulohej nga një maskë e zezë dhe veshja po ashtu në të njëjtën ngjyrë.

Reperi dhe producenti 44-vjeçar përfshiu edhe disa foto nga afër të dy zinxhirëve floriri në qafën e tij të cilët mbanin emrat e 4 fëmijëve që ai ka me ish-bashkëshorten Kim Kardashian: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ashtu siç vepron zakonisht me postimet e tij të rralla dhe të pashpjegueshme, edhe këtë herë nuk u mundua të vinte një përshkrim poshtë fotove.

Duket se zinxhirët janë një dhuratë nga Kim, pasi kjo e fundit postoi foto të djalit të tyre, Saint, që mbante në qafë të njëjtën varëse. Albumi i reperit mban emrin e nënës së tij të ndjerë dhe duket se do të jetë një dedikim për familjarët.

 


MË SHUME NGA Magazina