Balaj rikthehet në Rusi
BKT
Sport

Balaj rikthehet në Rusi

Bekim Balaj është rikthyer në Premierligën ruse pas dy vitesh qëndrimi në Austri tek skuadra, Strum Graz.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë është tranferuar tek skuadra Nizhny Novgorod.

Skuadra ruse, Nizhny Novgorod ka zyrtarizuar transferimin e Balaj përmes uebfaqes zyrtare të klubit.

“Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premierligën ruse. Unë tashmë kam filluar stërvitjen, duke u njohur me djemtë dhe stafin e klubit dhe së bashku me skuadrën dua që me të vërtetë të jem gati në ndeshjen e hapjes në Sochi dhe të jem në formën më të mirë fizike”, deklaroi Bekim Balaj.