“Sweet girl” filmi i ri aksion i Jason Momoa

“Sweet girl” filmi i ri aksion i Jason Momoa

“Lakmia rezulton si mëkati më i rrezikshëm”.

Ky projekt fokusohet në historinë e Ray Cooper, një bashkëshort dhe baba i dashur i cili humb gruan nga sëmundja e kancerit, kjo pasi një kompani farmaceutike largon nga qarkullimi një ilaç i cili potencialisht do ti shpëtonte asaj jetën.

Cooper betohet të sjell drejtësi për gruan e tij të ndjerë, duke iu  vënë kundër kryeshefit ekzekutiv Simon Keeley, i cili me sa duket e kishte orkestruar skemën për t’i hequr këto medikamente nga tregu, për përfitime personale.

Por, në mes të kërkimit të tij për të vërtetën, Cooper përballet me një situatë vdekjeprurëse që e vë në rrezik atë dhe vajzën e tij, Rachel.

“Sweet Girl” shënon debutimin regjisorial të Brian Andreë Mendozas, kurse në rolet kryesore sjell aktorët: Jason Momoa, Isabela Merced, Manuel Garcia-Rulfo, Raza Jaffrey, Lex Scott Davis, Michael Raymond-James dhe Amy Brenneman. Filmi lansohet në Netflix më 20 Gusht të këtij viti.