Për 24 orë ngritën 53 akuza në Kosovë

Për 24 orë ngritën 53 akuza në Kosovë

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza, kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 17 persona.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Më poshtë keni raportin nga Prokuroritë Themelore:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar dhe ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, nga kjo prokurori është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy (2) raste të ndara, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.