Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Rrahman Islami, nënkryetar i kuvendit për integrim në Velbert dhe Liridon Mulliqi, drejtor në gjimnazin “Aleksander Xhuvani “ në Podujevë, do të flasin për projektin e binjakizimit të komunës së Podujevës më komunën e Velbertit dhe për bursat për shkollim të nxënësve nga ky projekt për Gjermani dhe Holandë.
Me temën "Izolimi", festivali "Anibar", e shënon edicionin e 12-të, ku për këtë do të flasin, Arba Hatashi, drejtoreshë e festivalit Anibar dhe Rina Statovci, koordinatore për media.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Prizreni, për edicionin e 32-të të "Zambakut të Prizrenit", do të flasin, Alma Lleshi Macula dhe Malbora Krajku, organizatore të festivalit dhe Jetmir Barbullushi, dirigjent.
Kurse, gazetari, Artan Muhaxhiri, flet për lojërat olimpike, "Tokyo 2020.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























