14:34 / 22.07.2021
SPAK i sekuestron makinën prokurorit
Një makinë që dyshohet se prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, ia kanë blerë trafikantët e drogës është sekuestruar me urdhër të SPAK.
Prokurori Sota ka apeluar masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet.
Ndërkohë që seanca do të mbahet më 27 korrik, ku apeli i GJKKO-së do vendosë nëse do t’ja kthejë apo jo mjetin. Sipas burimeve nga SPAK, mjeti i prokurorit është blerë nga trafikantët e drogës.
Sipas SPAK-ut, prokurori Sota, mbështeste grupin kriminal ku i ndihmonte kur probleme, dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës./abcnews.al























