14:46 / 22.07.2021
Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohen 6 persona në Karaburun
Një skaf me 6 persona në bord ka rrezikuar të mbytet në brigjet e Jonit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në shpellën e ‘Haxhi Alisë’ në Karaburun.
Mësohet se mjeti lundrues kishte pësuar defekt, duke shkaktuar edhe panik tek personat që ndodheshin në të.
Për fat të mirë të 6 personat janë shpëtuar dhe ndodhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë që gadishulli i Karaburunit në Vlorë është një nga zonat me të frekuentuara dhe turistët që e vizitojnë janë të shumtë./panorama























