Hailey Bieber flet për thashethemet e shtatëzënisë
Fansat spekuluan se dyshja do të bëheshin prindër
Këngëtari kandadez Justin Bieber ndezi thashethemet se ai do të bëhej baba teksa ndau një foto me mbishkrimin “mami dhe babai” dhe menjëherë vërshuan komentet e fansave. Dyshimet se dyshja do të bëhen prindër për herë të parë ndezën rrjetin.
Pasi ky lajm u përhap Hailey vendosi që t’i jepte fund thashethemeve dhe të sqaronte të vërtetën.

“Mendoj se duhet ta ndryshosh këtë titull në ‘Mami dhe babi i qenve tanë’, përpara se dikush ta keqkuptojë”, shkroi ajo.
Më vonë, modelja publikoi edhe një fotografi që shfaqte në tërësi barkun e saj të sheshtë dhe hodhi poshtë të gjitha thashethemet e ditëve të fundit. Kujtojmë se dyshja kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjatë për këtë fakt.























