Kampioni shqiptar mposhtet nga klubi i Andorës
BKT
Sport

Kampioni shqiptar mposhtet nga klubi i Andorës

Teuta e Durrësit ka humbur ndeshjen e parë nga kampioni i Andorës, Inter Club d`Escaldes.

Andorasit kanë fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e luajtur në kuadër të Conference League. 

Genis Soldevila ka shënuar për Interin në minutat 37-të dhe 56-të. 

Teutës i duhet të fitojë 3-0 ndeshjen e ardhshme për ta arritur kualifikimin. 

Inter ishte mposhtur nga Prishtina në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.