Yuri Kim: Ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë
BKT
Shqipëri

Yuri Kim: Ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë

Pesë vjet nga reforma në drejtësi mblodhi në një tryezë drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë por dhe ambasadorët që vijojnë të kontribuojnë në këtë reformë.

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ritheksoi mbështetjen e SHBA-së ndaj SPAK dhe BKH në luftën kundër krimit të organizuar dhe nënvizoi se është koha për të mos u ndalur.  Ka ardhur koha që të tregoni se drejtësia do të prevalojë në Shqipëri nënvizoi ambasadorja.

"Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur  por tashmë po shohim rezultate. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt reformës në drejtësi që qytetarët dëshirojnë, dhe jemi duke parë rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjithë institucionet e krijuara nga reforma në drejtësi në vitin 2016 janë tashmë plotësisht funksionale. Disa nuk janë plotësisht të plotësuara, por janë funksionale, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, KLGJ e KLP. Sikurse kemi parë nga lajmet SPAK e BKH  janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate.

Vetingu i fuqishëm i gjyqtarëve dhe prokurëve ka shkulur zyrtarë shumë të korruptuar. Institucionet e drejtësisë në vend janë duke treguar se mund të veprojnë dhe mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar.

Janë duke treguar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Të mëdhenj e të vegjël, as edhe një, pavarësisht sesa i fuqishëm mund të mendoni që jeni në këto momente.

As edhe një nuk është mbi ligjin dhe ju përket institucioneve të drejtësisë, ju të tregoni përmes veprimeve tuaja që kjo do të jetë e vërtetë dhe do të mbetet e vërtetë. Është shpresë e Shqipërisë dhe e gjithësecilit rreth kësaj tryeze që të sigurohet që reforma në drejtësi të bëhet si duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë dhe të krijohet shpresë” nënvizoi ambasadorja.

Pandëshkueshmëria

Gjithashtu ambasadorja nënvizoi se u ka përfunduar koha të gjithë atyre që kanë përfituar nga sistemi i prishur.

“Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur, madje shumë nuk kanë dashur të ndodhte, por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë që të parandalojnë veprimin e saj. Është puna e gjithsecilit rreth kësaj tryeze, jo e të huajve por e shqiptarëve që të pohojnë që e sotmja është e mirë për të nisur.

E të bëni që sistemi të funksionojë për të gjithë, dhe koha e atyre që kanë përfituar nga sistemi i prishur ka përfunduar që nuk mund të imponojnë më padrejtësinë e tyre mbi të gjithë të tjerët ka ardhur koha që të tregoni se drejtësia do të prevalojë në Shqipëri". 


MË SHUME NGA Shqipëri