31 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
BKT
Shqipëri

31 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar raportin 24-orësh, ku njofton se janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19.

Në njofitmin për medie, ministria bën të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë viktimë.

“Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i pandemisë.


MË SHUME NGA Shqipëri