13:14 / 24.07.2021
Distria Krasniqi pranon Medaljen e Artë
Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi e ka pranuar Medaljen e Artë, që e fitoi në Lojërat Olimpike në Tokio.
Ajo ka fituar nga japonezja Funa Tonaki.
Paraprakisht ajo ka fituar nga Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia, Chen Hao Lin të Taipeit Kinez dhe braziliania Gabriela Chibana.
Është kjo medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në Rio 2016.























