Kosova U20 mposhtet nga Luksemburgu në ‘European Challenger’
BKT
Sport

Kosova U20 mposhtet nga Luksemburgu në ‘European Challenger’

Kosova U20 ka pësuar humbje nga Luksemburgu U20 84-80

Ndeshjen më mirë e nisi Luksemburgu duke e mbyllur çerekun e parë me epërsi 24-21, transmeton lajmi.net.

Kosova laujti më mire në periudhën e dytë, duke shkrirë epërsinë e Luksemburgut dhe e mbylli pjesën e parë me epërsi 52-46.

Lojë e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e tretë, ku asnjëra skuadra nuk arrinte të shkëputej në epërsi, rezultati pas 30 minutash lojë ishte i barabartë 66-66.

Në çerekun e katërt u zhvillua një ndeshje e zjarrtë porn ë fund fitoi Luksemburgu me rezultat 84-80.

Te Kosova u dalluan Rron Thaçi me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Mirlind Zekaj me 19 pikë.

Dardanët e rinj të dielën do të luajnë për vendin e shtatë me humbësin e ndeshjes Sllovaki-Rumani.