Dukagjini përforcohet me futbollistin nga Liga e parë kroate
BKT
Sport

Dukagjini përforcohet me futbollistin nga Liga e parë kroate

Jozef Kuqi i cili deri më tash ka luajtur në Ligën e Parë të Kroacisë është bashkuar me Dukagjinin e Klinës. Njoftimin për marrëveshje e ka bërë klubi.

Njoftimi: 

Pjesë e Dukagjinit edhe Jozef Kuqi

Futbollisti Kuqi, i cili luan në pozitën e mesfushorit, vjen nga liga e dytë e Kroacisë, më saktësisht nga klubi NK Opatija.

I lindur më 5 janar 2000, njëzetenjëvjeçari karrierën e filloi te grup-moshat e Rijekes në Kroaci, pastaj ishte angazhuar edhe te klubet: NK Varazdin, Medjimurje dhe Omladinac.

Ne Jozefit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese!