Manastirliu flet për variantin Delta: Sa vaksinime u kryen brenda javës
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka apeluar për një vaksnimin sa më shumë të shqiptarëve, pasi varianti Delta i Covid është më i transmentueshmi.
Për mes një reagimi në rrjetet Sociale, Manastirliu shprehet se "Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit".
Ndërsa ka bërë të ditur se në Shqipëri janë vaksinuar mbi 1 milionë e 100 mijë të vaksinuar, pa thënë konkretisht se sa prej tyre kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.
"Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi . Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve", shkruan Manastirliu./gazeta shqip























