Nora Gjakova: Faleminderit Tonit, meritorit kryesor për sukseset tona

Nora Gjakova: Faleminderit Tonit, meritorit kryesor për sukseset tona

Kampionja Olimpike, xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka thënë se sot ka përjetuar ditë me emocione të dyfishta për shkak të përballjes së saj nga e cila dhe doli fituese.

Gjakova për këtë sukses falënderoi trajnerin Driton Kuka për angazhimin e tij, ndërsa tregoi se karriera e saj vazhdon ende, përcjell klankosova.tv.

”Po me duket e pabesueshme”.

”Është ndjenjë e papërshkrueshme, kurrë nuk e kam besuar që sot do ta fitoj Medaljen e Artë Olimpike. Kam ardhë për të fituar por, kurrë nuk i dihet”.

”Shpresoj që ky nuk është fundi i karrierës time, unë ende mendoj më vazhdu”.

”Falemnderit Majlindës që na e ka hapë rrugën, sepse nëse ajo nuk na kish mësu të besojmë në këto ëndërra, unë ndoshta nuk do të isha sot këtu”.

”Shumë kam pasë dëshirë që edhe Akili të jetë medalist”.

”Së pari falënderoj zotin për këtë medalje. Falemnderit Tonit që është meritori kryesor për të gjitha këto suksese. Falemnderit familjes sime, që në të njëjtën kohë e kanë përshku këtë rrugëtim me ne sepse kanë pasur dy xhudistë në familje”.