15:11 / 26.07.2021
Dhurata Dora dhe Noizy arrijnë më shumë se 4 milionë klikime me “Mi Amor”
Dyshja kanë publikuar këngën pak ditë më parë.
Noizy dhe Dhurata Dora kanë publikuar klipin e ri muzikor 2 ditë më parë, shkruan lajmi.net.
Një këngë ritmike e përshtatur sipas stinës së verës e cila vjen si bashkëpunim mes 2 artistëve të cilët pëlqehen tej mase nga publiku shqiptar.

Dhurata dhe Noizy shihen të veshur me plot stil në klip teksa kënga u prit mirë nga publiku i gjerë.























