20:23 / 26.07.2021
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni ndahet përgjysmë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e pasditës të së hënës.
Në fotot e dërguara shihet se si është ndarë përgjysmë një kamion ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një makinë tjetër.
Makina tjetër e përfshirë është e markës “Golf”. Ende nuk ka raportime nga Policia nëse ka ndonjë të lënduar.























