21:01 / 26.07.2021
LAJMI I FUNDIT: Tentim grabitje e armatosur në Prishtinë
Në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, rreth orës 19:40 ka ndodhur një tentim grabitje me armë zjarri nga një person i maskuar.
Sipas pronarës së argjendarisë e cila ka qenë duke shitur ari, është përballur me të dyshuarin i cili kishte hyrë në lokalin e argjendarisë me dy armë zjarri, pronarët e lokaleve të tjera kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin, më pastaj edhe Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes ku edhe është arrestuar i dyshuari.
Pronarja e lokalit ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Polica e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin, RTKLive do t’ju mbajë të informuar.























