Policia jep detaje për tentim grabitjen në Prishtinë
BKT
Lajme

Policia jep detaje për tentim grabitjen në Prishtinë

Një tentim grabitje ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Qytetarët kanë ndihmuar që të ndalojnë të dyshuarin i cili është mbajtur nën kontroll derisa kanë ardhur Policia e Kosovës dhe e kanë arrestuar.

Kështu bën të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa I njejti është vënë nën kontrollë nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë”.

"I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

RTKLive raportoi më herët për këtë rast, duke publikuar edhe video nga vendi i ngjarjes.

 


MË SHUME NGA Lajme