12:32 / 27.07.2021
Basha: Vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të pluralizimit
Vetëm një ditë pasi OSBE-ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot në një konferencë për mediat se ky raport ishte vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizimit.
Sipas tij konstatimet e raportit të OSBE-ODIHR konfirmuan shqetësimet dhe denoncimet e bëra në mënyrë konsistence nga Partia Demokratike para dhe pas zgjedhjeve.
Ai tha se është detyrë e drejtësisë dhe SPAK të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore./oranews























