Dua Lipa ndan sekuenca nga projekti i ri muzikor në duet me Pop Smoke
BKT
Magazina

Dua Lipa ndan sekuenca nga projekti i ri muzikor në duet me Pop Smoke

Këngëtarja e njohur po sjell këngën e re.

Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit.

Përveç se ajo nuk e ka ndalur punën me projekte muzikore e cila tash e disa muaj qëndron në top listat botërore me albumin “Future Nostalgia” duket se nuk po mjaftohet me kaq.

Përmes një videoje të postuar në Instagramin personal ajo ka zbuluar se po vjen me një këngë të re. Për videon prezantuese të projektit të ri muzikor ajo ka vendosur të shfaqet mjaft elegante teksa po vendos grim në pasqyrë.

Kjo video vjen pasi Dua publikoi një sërë kolazhe fotografish nga qëndrimi i saj në Shqipëri.

Ajo gjithashtu në udhëtim mori edhe të dashurin e saj Anwar Hadid, vëllaun e supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid.


MË SHUME NGA Magazina