Stili i çmendur i Lady Gagas përsëri temë e tabloidëve
BKT
Magazina

Stili i çmendur i Lady Gagas përsëri temë e tabloidëve

Këngëtarja Lady Gaga u fotografua në rrugët e New York’ut teksa po dilte nga një studio televizive dhe për atë rast ajo kishte mbathur taka të larta marramendëse deri në 30 centimetra.

Lady Gaga është e njohur për stilin e saj ekstravagant të veshjes, dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Këngëtarja ishte duke filmuar një shfaqje, dhe për atë rast kishte veshur një fustan të zi të ngushtë, çizme të zeza lëkure me platformë të lartë gati 30 centimetra, ndërsa në duar mbante një çantë të zezë.

Ajo e plotësoi të gjithë pamjen me syze dielli, dhe flokët i kishte të lidhura në një topuz të lartë. Ajo shoqërohej nga truproja i saj i cili e ndiqte në çdo hap të rrugës ndërsa firmoste autografe për fansat e saj.

“Çfarë është ajo që ajo vesh në këmbë?”; “Unë nuk mund të ecja për vetëm një metër të vetëm në këto çizme,”; “Është e mahnitshme sa e bukur është, nëse i neglizhojmë këpucët”, ishin vetëm disa nga komentet e fansave.


MË SHUME NGA Magazina