Kuka garon nesër nga ora 05:00
BKT
Sport

Kuka garon nesër nga ora 05:00

Loriana Kuka është xhudistja e radhës e cila do t`i mbrojë ngjyrat e Kosovës në Lojërat Olipmike të Tokios. Komiteti Olimpik i Kosovës ka dhënë detaje për ndeshjen e saj.

Postimi i plotë i KOK:

A do të na vije medalja e tretë nesër nga Tokyo 2020❓

Sot ishte ditë pushimi për ekipin tonë, por bëhuni gati për nesër dhe mos harroni ta kurdisni orën.

Xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, garon në kategorinë -78 kg.

Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00.

T'i urojmë fat dhe suksese Lorit.