14:11 / 28.07.2021
Osmani gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët
Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63.7%.
"Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash. Presidentja Osmani mbetet politikania që i qëndron besnik parimeve dhe premtimeve. Një Presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!", ka shkruar në facebook", Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani.
























