14:12 / 28.07.2021
Latifi: AEL është i kalueshëm
Futbollisti i Vllaznisë së Shkodrës, Liridon Latifi, konsideron se klubi qipirot AEL Limassol është i kalueshëm, por sipas tij, duhet shumë përqendrim.
"AEL është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar, të jemi në ditën tonë të mirë. Ata kanë lojtarë individual të mirë që mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup i fortë me një staf të mirë dhe shpresoj të arrijmë qëllimet tona", ka thënë Latifi. "Ne do të bëjmë maksimumin tonë dhe shpresojmë që të shënojmë dy gola për ta mbyllur ndeshjen. Shpresoj që edhe unë të shënoj gol pasi kjo do të ishte pozitive për mua, por edhe për skuadrën".
Shkodranët ndeshjen e parë e kanë humbur 1-0.























