08:22 / 29.07.2021
Vijon prej tre ditësh zjarri në Karaburun
Vijon prej tre ditësh zjarri në gadishullin e Karaburunit.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit malor.
Ndërkohë po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi automjetet e kanë të pamundur të ngjiten pranë vatrave të zjarrit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.























