West jeton në një dhomë modeste pa dritare derisa ta përfundojë albumin

West jeton në një dhomë modeste pa dritare derisa ta përfundojë albumin

Reperi amerikan, Kanye West, është jashtëzakonisht i përkushtuar për t’i dhënë vëmendje maksimale albumit të tij të 10-të.

Ai është duke jetuar në zonën e Mercedes Benz Stadium në Atlanta të Georgias, Ndër të tjera, muzikanti fle në një dhomë pa dritare me një televizor të vogël, dyshek dhe jastëk, ndërsa rrobat dhe këpucët e tij janë në dysheme.

Dhe derisa fansat bëjnë shaka në kurriz të tij, Kanye po bën gjithçka për ta bërë “Donda” albumin e tij më të mirë ndonjëherë.

(Foto: Twitter/SAINT)

Është fjala për një album me emrin e nënës së tij, e cila ndërroi jetë në vitin 2007, si pasojë e ndërlikimeve pas operacionit një ndërhyrjeje estetike.

Gjatë incizimit të këtij albumi, West ka bashkëpunuar me yje të tillë, si Jay-Z, Travis Scott dhe Pusha T.

(Foto: Twitter/RapTV)

Albumi “Donda” do të dalë më 6 gusht, dhe pjesë e tij është kënga “Love Unconditionally” (“Dashuri pa kushte”), e cila flet për divorcin nga ish-gruaja e tij, Kim Kardashian.

Edhe pse Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt të këtij viti, ajo përsëri u paraqit në festën e Kanye javën e kaluar, e cila ishte organizuar për të dëgjuar muzikën e tij. 


MË SHUME NGA Magazina