Britney Spears më e lirë se kurrë

Britney Spears më e lirë se kurrë

“Ndihem e gjallë, e guximshme, revolucionare.”, thotë Britney Spears, këngëtarja e famshme amerikane ndërkohë që ndodhet në një betejë ligjore me të atin për t’i hequr pushtetin që ka ndaj saj. Britney ka kërkuar lirinë duke kërkuar që të lirohet nga babai i saj, i cili kontrollon jetën dhe financat e saj që prej viti 2008.

“Siç e dini të gjithë, shumë ndryshime kanë ndodhur në jetën time,” ishte komenti që ajo shtoi në përshkrimin e një videoje që postoi dje në Instagram, ku duket se po pikturon në mënyrë abstrakte në një sipërfaqe të madhe të bardhë. Ajo rrëfeu se kishte nevojë që në një farë mënyre të shprehte ndjenjat e saj pas ndryshimit të jetës së saj.

“Unë nuk jam piktore, por por u ndjeva sikur isha. Kjo është një shprehje e asaj se si ndihem…revolucionare, shumëngjyrëshe, e ndritshme, e guximshme.“, thotë ajo. Kujtojmë që marrëveshja për kujdestarinë nisi në 2008-ën, kur shqetësimet rreth shëndetit mendor të këngëtares e shtynë babanë e saj të kërkonte në gjykatë një autorizim ligjor mbi jetën e saj.