Fansat gjejnë sozinë e Lady Gaga-s në Lojërat Olimpike

Fansat gjejnë sozinë e Lady Gaga-s në Lojërat Olimpike

Fansat e këngëtares me famë botërore, Lady Gaga mendojnë se kanë gjetur sozinë e saj. Ata besojnë se sportistja Julyana Al-Sadeq, që merr pjesë në Lojërat Olimpike ka një ngjashmëri të madhe me këngëtaren e “Bad Romance”.

26-vjeçarja, atletja në taekwondo që përfaqëson Jordaninë, tërhoqi shumë vëmendje kur njerëzit në mediat sociale vunë re ngjashmëri të habitshme mes të dyjave. “Pse është Lady Gaga në Lojërat Olimpike”.

“Nuk mund të jetë një njëqind njerëz në Lojërat Olimpike dhe një prej tyre është Lady Gaga që konkurron për një medalje taekwondo.”, “Kjo është Lady Gaga në Lojërat Olimpike të Tokios dhe askush nuk mund të më bindë për të kundërtën.”, janë disa komente të përdoruesve të rrjeteve sociale.


MË SHUME NGA Magazina