Arilena Ara paralajmëron hitin e ri me divën e muzikës shqiptare

Arilena Ara paralajmëron hitin e ri me divën e muzikës shqiptare

Arilena Ara ka publikuar së fundmi një fotografi me Dafina Zeqirin, duke paralajmëruar se bashkëpunimi mes tyre është më pranë se kurrë. Teksa ka pozuar pranë divës së muzikës, Arilena ka shkruar: “Më shpejt nga ç’mendoni!”

Dy artistet kanë vendosur që të mos i lënë fansat në pritje dhe ta sjellin këtë duet më shpejt. Por nuk kanë zbuluar një datë zyrtare. duke e lënë surprizë. Megjithëse Arilena nuk ka qenë shumë aktive në muzikë kohët e fundit, ajo zbuloi se së shpejti do të sjellë një album.

Albumin titullohet “POP ART”, dhe përmban disa bashkëpunime. Dueti më Noizyn është publikuar disa ditë më parë, ndërsa pritet që Arilena të sjellë bashkëpunime dhe me 2PO2 dhe shqiptarin që triumfoi në Eurovision, Gjon’s Tears. 


MË SHUME NGA Magazina