Mundësi Egzon Shala mëson shortin

Mundësi Egzon Shala mëson shortin

Egzon Shala do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.

Egzon Shala ka mësuar sot shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

"Mundësi ynë do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.

Egzoni e ka vlerësuar tejet të pafat shortin. “Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalist. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropin për Tokio 2020”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës. Ai garon më 5 gusht.

I urojmë fat dhe suksese Egzonit, i cili në Lojërat Olimpike Tokio 2020, është kualifikuar me normë, si i pesti në Kampionatin Botëror Astana 2019", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.