Shakira rrezikon të shkojë në burg

Shakira rrezikon të shkojë në burg

Këngëtarja e famshme Shakira është përfshirë së fundmi në telashe për shkak të mospagimit të taksave.

CNN raporton se këngëtarja është hedhur në gjyq, pasi nuk ka paguar një vlerë prej 13 milionë funte ose 15.2 milionë euro, ndërsa prokurorët spanjollë akuzojnë 44-vjeçaren për gjashtë vepra penale, të cilat mund ta çojnë në burg nëse ato vërtetohen.

Sipas prokurorëve, këngëtarja nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012-2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahama dhe nuk ishte banore e Spanjës dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste sporadike e për këtë arsye nuk i është dashur të paguajë taksa.

Sipas një gjykatësi ka prova të mjaftueshme që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e taksave. Nga ana tjetër thuhet se Shakira ka në plan që të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër këtij vendimi.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Prokurorët pretenduan se super ylli nuk pagoi taksat në Spanjë pavarësisht se ishte banore në vend për katër vjet para vitit 2014. Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë më 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahama deri 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.


MË SHUME NGA Magazina