Familja mbretërore britanike e animuar, vjen seriali i ri komik në HBO

Familja mbretërore britanike e animuar, vjen seriali i ri komik në HBO

Familja mbretërore britanike mbetet aset për këdo që kërkon të fitojë, e të fitojë në shuma marramendëse.

Tashmë ajo vjen në versionin e një filmi të animuar, në seritë e reja të komedisë me titullin “The Prince”, në një prodhim të HBO.

Në komedinë, me disa seri, eksplorohet jeta e anëtarëve të familjes mbretërore, këtë herë përmes syve të princit vetëm 6 vjeç George, i biri i William dhe Kate.

Në komedi, zëri i princit, trashëgimtar i fronit britanik, i 4 në radhë, vjen përmes zërit të vetë producentit Gary Janetti. Zërat e karaktereve të tjerë vijnë përmes aktorëve Orlando Bloom, Dan Stevens dhe Sophie Turner që luajnë Princat Harry, Charles dhe Princeshën Charlotte.

I gjithë seriali i animuar vjen për publikun me 12 episode, që tashmë e kanë nisur transmetimin nga mbrëmja e djeshme në HBO.


MË SHUME NGA Magazina