George dhe Amal Clooney do të bëhen sërish prindër

George dhe Amal Clooney do të bëhen sërish prindër

George dhe Amal Clooney thuhet se janë në pritje të një fëmije tjetër.

Ylli i Hollivudit dhe avokatja për të drejtat e njeriut, mirëpritën binjakët Ella dhe Alexander katër vjet më parë. Mediat e huaja raportojnë se Amal dhe aktori do të bëhen sërish me binjakë.

Burimet janë shprehur se çifti kanë organizuar një dasmë pranë vilës së tyre në Itali më 4 korrik për të ndarë lajmin e madh. “George ishte entuziast dhe mezi priste t’u tregonte të gjithëve.“, tha një burim.

Një tjetër burim për revistën “OK!” është shprehur: “Gumëzhia është se ata do të bëhen përsëri me binjakë. Amal thuhet se ka kaluar tremujorin e saj të parë dhe tashmë ka filluar të shfaqet, kështu që shumë shpejt do ta dinë të gjithë.” /abcnews.al


MË SHUME NGA Magazina