Arabja dhe izraelitja përqafohen pas duelit në xhudo

Arabja dhe izraelitja përqafohen pas duelit në xhudo

Tahani Alqahtani dhe Raz Hershko kanë bërë histori. Ne jemi mësuar duke parë sportistët myslimanë duke hequr dorë nga ndeshjet me sportistët nga Israeli.

Mirëpo, këtë herë ne pamë diçka ndryshe në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, transmeton lajmi.net.

Më parë ishin dy sportistë që hoqën dorë nga “Tokyo 2020” para ndeshjes me sportistët israelitë, mirëpo këtë herë ndodhi befasia për të mirë.

Në xhudo në kuadër të kategorisë +78 kg u ndeshën xhudistja nga Arabia Saudite, Tahani Alqatani dhe xhudistja nga Israeli, Raz Hershko.

Ishte izraelitja e cila me një Waz-ari dhe një IPPON mundi araben dhe në fund erdhi edhe përqafimi ndërmjet tyre.

Kjo ishte e pazakontë, por përçon një mesazh të qartë që sporti së pari është i bazuar në humanizëm dhe jo politikë.

Përqafimi “i paqes” i dy xhudisteve duhet të jetë një shembull në botën moderne i bashkëekzistencës dhe tolerancës ndërmjet njerëzve me prapavija të ndryshme.