Mosmarrëveshja për “Black Widow”, aktorja e njohur padit Disney

Mosmarrëveshja për “Black Widow”, aktorja e njohur padit Disney

Scarlett Johansson po padit kompaninë Walt Disney pasi publikoi filmin e ri “Black Widow” në platformën e saj të transmetimit, Disney+. Johansson, e cila luan personazhin kryesor dhe është gjithashtu producente ekzekutive në film, pretendon se kompania shkeli kontratën dhe e privoi atë nga fitimet e mundshme duke publikuar filmin.

“Black Widow” debutoi më 9 korrik në kinema dhe për një tarifë prej $ 30 në shërbimin e transmetimit Disney+. Disney ka testuar modelin hibrid për disa filma gjatë pandemisë pasi kompania u përpoq të rrisë shërbimin e saj të transmetimit ndërsa shumë kinema në të gjithë botën ishin të mbyllura.

Padia e Johansson, e ngritur në Gjykatën Superiore të Los Anxheles, pretendon se Disney donte të rriste audiencën drejt Disney+. Ndër të tjera në padi thuhet se përfaqësuesit e aktores i janë drejtuar Disney për zgjidhjen e çështjes, por janë injoruar. 


MË SHUME NGA Magazina