Shpërthim në pikë karburanti në Ksamil

Shpërthim në pikë karburanti në Ksamil

Një shpërthim është shënuar pranë një pike karburanti në Ksamil sot rreth orës 11: 26 minuta.

Shpërthimi është dëgjuar nga banorët dhe pushuesit.

Nga informacioni i parë i policisë dyshohet se nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë  shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.

Ora News sjell video të momentit kur i riu transportohet me ambulancë në spitalin e Sarandës.  Ai është shoqëruar edhe nga një grua e cila dukte e tronditur.

Mësohet se ai ka fraktura dhe djegie të shkallës së dytë, raporton Ora News.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews