13:56 / 30.07.2021
“A po na inçizon”, kaq ëmbël fol në shqip Dua Lipa teksa hidhet në det
Këngëtarja po i shijon pushimet në Shqipëri.
Dhe, sot ajo ka publikuar postime tjera në rrjete sociale derisa shihet e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj.
Krahas imazheve të postuara me një fustan veror e shtirë në jahtin luksoz, Dua Lipa mori vëmendje edhe me një video.
Ajo shihet me partnerin e saj, Anwar Hadid duke u hedhur në ujë nga jahti luksoz ku po qëndron dhe dëgjohet duke thënë : “A po na inçizon”.
Kujtojmë se, artistja e njohur me famë botërore ka publikuar klipin e saj muzikor me Pop Smoke.























