Tragjedia e familjes Gucci tregohet në një film me Al Pacino dhe Lady Gaga

Tragjedia e familjes Gucci tregohet në një film me Al Pacino dhe Lady Gaga

Historia tragjike e dinastisë Gucci, një prej familjeve më të mëdha të botës së modës, do të tregohet në një film, ku aktorë protagonistë do të jenë yje të kinemasë, si Al Pacino, Jeremy Irons, Jared Leto dhe Lady Gaga.

Traileri i parë i filmit me regji të Ridley Scott u publikua këtë të enjte. “House of Gucci” tregon historinë e vërtetë të Patrizia Reggiani – që luhet nga Lady Gaga – e cila orkestroi vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1995, ish-shefit të shtëpisë së modës Maurizio Gucci, rol që luhet nga aktori  Adam Driver.

Gjatë gjyqit Reggiani u paraqit në gjykatë e veshur kokë e këmbë me Gucci. Gjatë seancave u provua se ajo urdhëroi vrasjen e bashkëshortit pasi ai i ofroi vetëm 650 mijë dollarë kompensim për divorcin. Fillimisht ajo u dënua me 29 vite burg në 1998-n, dënimi i zbriti në 26 vite ën apel dhe pas 18 vitesh në qeli ajo u la e lirë në tetor 2014.

E njohur për stilin luksoz të jetesës, Reggiani dikur ka thënë: “Më mirë qaj në një Rolls Royce sesa të jem e lumtur në një biçikletë”.

“House of Gucci”, me skenar të Roberto Bentivegna, bazuar në librin e Sara Gay Forden, pritet të dalë në kinema në 24 nëntor të këtij viti.

 

 

 

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina