17:38 / 01.08.2021
COVID-19 në Shqipëri, 21 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2568 testime nga të cilat 40 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Shqipëri.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur me COVID-19, ndërsa 21 janë shëruar.
Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë./A2























