09:40 / 02.08.2021
SPAK ankimon vendimin e Gjykatës për Fatmir Mediun
Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës për të mos rihapur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Pak ditë më parë Gjykatat e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO, rrëzoi kërkesën e SPAK për të rigjykuar ish-ministrin, pas padisë së disa familjarëve të viktimave të Gërdecit të cilët e cilësojnë përgjegjës për tragjedinë me 26 viktima./euronews.albania























