Shkarkimi i presidentit nuk përfshihet në kalendarin e Gjykatës Kushtetuese
BKT
Shqipëri

Shkarkimi i presidentit nuk përfshihet në kalendarin e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot kalendarin për çështjet që do të shqyrtojë në muajt shtator – tetor, mes të cilave bie në sy mungesa e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kuvendi shkarkoi me shumicë votash më 9 qershor kreun e shtetit, e më pas i përcolli për interpretim kushtetuese këtë vendim.

Ndërsa është në afatet e saj ligjore, kjo gjykatë duket se nuk e ka listuar në çështjet prioritare qëndrimin e saj për vendimin e Kuvendit./A2


MË SHUME NGA Shqipëri