Rrezik zjarresh pranë banesave dhe rrugëve në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Rrezik zjarresh pranë banesave dhe rrugëve në Shqipëri

Temperaturat e larta deri në 42 apo 43 gradë celsius kanë shkaktuar zjarre në Shqipëri.

 Rreziku ka arritur në banesa dhe automjete në udhëtim. Ministria e Mbrojtjes tha se pesë vatra të mëdha zjarri janë në nivelin më shqetësues në Karaburun të Vlorës dhe në Kurbin.

Ushtria është bashkuar me zjarrfikësit në operacionet për shuarjen e flakëve, raportoi korrespondenti i RTK-së në Tiranë, Denion Ndrenika.

Dhjetëra vatra zjarri në thuajse të 12 qarqet e kanë shndërruar në të rrezikshme gjendjen e sigurisë në Shqipëri për shkak të temperaturave aty-këtu 42 deri në 43 gradë të celsiusit si dhe nga dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Zona të banuara, automjete në rrugë janë përballur me rrezikun e zjarreve që vazhdojnë prej thuajse dhjetë ditësh.

Retë e tymit mbulojnë hapësira të mëdha përtej sipërfaqeve pyjore që digjen.

Në Mamurras pranë Kurbinit zjarret rrezikuan banorët dhe udhëtarët që shpesh dëgjoheshin nëpër materiale filimike t’u kërkohej largimi duke braktisur automjetet.

“Ikni nga flaka! Lëre makinën, lëre makinën! O, lëre makinën! Dil nga makina! Po lëre makinën or burrë! Ikni nga flaka, oouuu! Ja, dyshohet që kanë mbetur banorë mes flakësh”, - ishin thirrjet për udhëtarët dhe banorët.

Në Karaburun të Vlorës pas dhjetë ditësh zjarr shko një helikopter për hedhjen uji ndërsa në Ksamil të Sarandës flakët u izoluan pas thuajse 8 orësh përballje të ushtrisë dhe zjarrfikësve.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Emergjencat Civile po përballen me flakët në 5 vatra zjarri me rrezikshmëri të lartë veçanërisht në Karaburun dhe në Kurbin.


MË SHUME NGA Shqipëri